E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në koalicion me partinë e re të Jozefina Topallit? Kryemadhi: Kushdo që është kundër Ramës, mund të jetë me ne
Publik News

Në koalicion me partinë e re të Jozefina Topallit? Kryemadhi: Kushdo që është kundër Ramës, mund të jetë me ne

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një bashkëbisedim me gazetarët ka folu edhe për ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli dhe partinë e re që ka krijuar.

Kryemadhi i uroi edhe një herë suksese Topallit duke u shprehur se objekti është i njëjtë, pasi çdo parti është kundër Ramës.

“E para ajo që dua të theksoj është se nuk kam pasur kontakte me Topallin, por kjo nuk më ndalon që t’i uroj suksese, duke thënë se në këtë pozicion shtohet edhe një grua. Unë jam kryetare e LSI dhe përgjegjësia ime është për LSI dhe nuk është për partitë e reja, por si pjesë opozitës së bashkuar jam e bindur se çdo indivit që është kundër Edi Ramës nuk ka asnjë arsye për të mos qenë pjesë e koalicionit opozitar,” tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi thotë se presidenti Ilir Meta i ka bërë kritika për deklaratat e saj se virusi nuk ekziston, apo që maska të mos mbahet në ambient të hapur.

E pyetur nga gazetarët, ajo tha se për këtë presidenti i mban dhe “distancë sociale”.

“Sigurisht që kam marrë kritika nga Presidenti. Madje mban dhe distancë sociale përsa i përket Covid-it (Qesh). Presidenti ka mbaruar studimet për ekonomi politike, kryeministri për arte, kurse unë kam mbaruar shkollën për biokimi dhe di si të ruhesh nga një pandemi dhe një gjendje virale”, tha Kryemadhi.

Ajo i kërkoi kryeministrit Rama që të paguajë paratë e qytetarëve të prekur me Covid-19 por që kurohen në shtëpi. “Gjeja kryesore që duhet të bëj zoti Rama, mbajtja e maskën në rrugë njëherë nuk ia zvogëloi numrin e të infektuarëve. Ka me qindra të infektuar që kurohen në shtëpi. Paguajnë nga 1000 euro për kurim. Ky zotëria t’ju paguajë paratë këtyre që kurohen në shtëpi”, u shpreh Monika Kryemadhi, kryetare e LSI.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.