E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazmend  Bardhi: Rama vjen vërdallë plehrave me mashtrime e batuta të lodhura
Publik News

Gazmend Bardhi: Rama vjen vërdallë plehrave me mashtrime e batuta të lodhura

Asgjë e re nga Edi Rama. Me batuta të lodhura, sorollatet nëpër sheshet e plehrave me të njëjtin tekst mashtrimesh të shëmtuara.

Një orë fjalim sot tek fusha e plerave, përsëriti të njëjtat gënjeshtra për PD, Lulzim Bashën, procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë nga PD dhe për Opozitën e Bashkuar.

Mjafton të dëgjosh Edi Ramën për të kuptuar se në 8 vite pushtet si Kryeministër nuk i ofroi asgjë shqiptarëve, asnjë ide, asnjë premtim i mbajtur, asnjë zhvillim.

Nuk ka asnjë bilanc në qeverisje, përveç projekteve që në 2 mandate mbeten vetëm në 3D, ndërkohë që nuk ka më propagandë që fsheh krimin dhe korrupsionin e Qeverisë së Dështimit. Vetëm me fjalë, tallje, fyrje dhe mashtrime nuk zgjidhen dot hallet e shtuara të qytetarëve shqiptarë.

U lodh kot deri tek plehrat, duke fyer dhe keqpërdorur socialistët e ndershëm, për gjoja përzgjedhjen 3D të kandidatëve për deputetë. E kishte më afër burgun, për të bërë atë që ka 8 vite që bën, përzgjedhjen e kandidatëve me krimin e organizuar 👇

https://youtu.be/_59Wb4Rsfps

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.