Basha: Çfarë bën Rama? Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca
Kreu i Partisë Demokratike ka reagur sërish rreth situatës së pandemisë.
Ai është shprehur edhe një herë se spitalet janë në kolaps dhe se të sëmurët dergjen në ambulance.
Sipas Bashës, Rama ju merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që t’i investojë në shëndetësi, jua jep miqve të vet.
Ndër të tjera ai shprehet se do të fitojë zgjedhjet dhe do të ngrejë ekonominë dhe do të sigurojë ndihmë për çdo qytetarë.
“Dje kishim mbi 500 raste të reja të raportuara të koronavirusit në Shqipëri, numri rekord më i lartë që nga fillimi i pandemisë. Çfarë bën Rama? Asgjë! Ai nuk ka asnjë plan. Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca.
Rama ju merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që ti investojë në shëndetësi, jua jep miqve të vet. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Ai duhet të largohet. Bashkë do ti fitojmë zgjedhjet, do ta ngremë ekonominë dhe do të sigurojmë ndihmë për çdo familje,” shkruan Basha
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



