E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në pranga i riu nga Lezha
Publik News

ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në pranga i riu nga Lezha

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, kryer në bashkëpunim.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasit Patrick (Edmir) Shyti (Paloka), 32 vjeç, banues në Lezhë.

Gjykata e Monza-s, Itali, në maj 2019, e ka dënuar me 8 vite burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Kapet dhe ndalohet një 32-vjeçar i dënuar me 8 vite burg, me qëllim ekstradimi në Itali.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Interpol Tirana, nga shërbimet e Policisë Rrugore në DVP Lezhë është bërë lokalizimi, kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit shqiptar:

Patrick (Edmir) Shyti (Paloka), 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi Gjykata e Monza-s, Itali, në maj 2019, e ka dënuar me 8 vite burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.