E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alfons Zeneli:GJYKATA E APELIT SHKODER.  NUK NJEH SHTETIN E KOSOVES
Uncategorized

Alfons Zeneli:GJYKATA E APELIT SHKODER. NUK NJEH SHTETIN E KOSOVES

Une kam qene dhe jam kunder qendrimit prej qeni te rrahur qe qeveria shqiptare po mban perpara Serbise se brate Sander Vucicit. Ne fakt cdo shqiptar me gjendje karakteri nga nenmestar e lart duhet te jete kunder ketij poshterimi qe na ben qeveria ne sy te mbare opinionit nderkombetar. Une nuk kam asnje patologji urrejtjeje ndaj serbeve. As shumica derrmuese e shqiptareve nuk e kane nje ndjesi te tille. Ketu behet fjale per dinjitet dhe kembengulje per hir te se vertetes dhe drejtesise ;humane, civile, kombetare dhe nderkombetare.

Por ne vend te ketyre, qeveria shqiptare vetem sa ka kryer me nje zell te peshtire detyren qe ka te shkruar ne ADN-ne e saj politike, detyren per t`i sherbyer c`do gjeje qe shembellen me germa cirilike. Me shume i ka kerkuar llogari Evropa dhe SHBA per krimet e kryera Serbise se sa vete Shqiperia.

Te vetmit qa ia kemi bere Serbise hallall gjakun dhe jetet e dhjetra mijera shqiptareve eshte pikerisht qeveria shqiptare duke mos i vene kurre asnje kusht Serbise per bashkepunim dhe normalizim mardheniesh.Vizitat e Rames ne oborrin krajl Sander Vucicit nuk kane asnje dallim nga paraqitjet e lolove para mbreterve arrogante e perverse te se keqes.
Kete pikepamje e kam shprehur shume here i shqetesuar dhe irrituar nga shfaqja e perjargur e qeverise dhe shtetit tim perpara nje armiku i cili ende nuk ka hequr dore nga asnje synim albanocid dhe per pasoje nuk eshte penduar e as ka kerkuar falje formale sa per sy e faqe per mijera civile te masakruar cnjerezisht nga ushtria, policia dhe paramilitaret e saj barbare e as me disa qindramijera te shperngulur me forcen e bajonetave, tankeve dhe avioneve.

Serbia eshte sot e vendosur me shume se kurre ne synimet e saj te natyrshme antishqiptare dhe antieuropiane, e shnderruar ne nje fushe stervitore e ushtrise, sherbimeve sekrete dhe interesave ruse ashtu sic ka qene gjithmone. Fatkeqsisht edhe qeveria shqiptare e radhes eshte sot ne te njejtin pozicion si ajo parardhesja e viteve 45-49. Gjate asaj periudhe, sigurimi i shtetit me doren e vet “ngrohte” i dorezonte vellezerve jugosllave te gjithe armiqte kosovare te cilet vinin ketej per t`i shpetuar barbarise serbe te sapoardhur ne fuqi.

Nga ana tjeter vellezerit serbe i dorezonin ne kembim organeve te sigurimit tone te gjithe ata shqiptare te cilet ja mbathnin matan kufirit per t`i shpetuar dhunes simoter dhe terrorit te kuq te Enver Hoxhes dhe PKK. E njejta situate po ndodh sot. Kthimi ne kete praktike eshte nje nga gjerat qe ka RILINDUR. Ne kete kuader, drejtesia shqiptare dhe konkretisht Gjykata e Apelit Shkoder ka vendosur ekstradimin ne Serbi te Skender Hajrizit ish luftetar i UCK.

Ky i fundit eshte arrestuar ketu sipas nje urdheri nderkombetar arresti leshuar nga gjykatat serbe te cilat e kane denuar 6 vjet burg ne mungese me akuzen e kalimit te paligjshem te kufirit dhe trafik te klandestineve. Gjykata e shkalles se pare te Kukesit e ka hedhur poshte kerkesen e drejtesise serbe per ekstradim me arsyetimin se Skender Hajrizi do te diskriminohej ne Serbi per shkak te aktivitetit si luftetar ne radhet e UCK. Keto argumente ka paraqitur edhe avokati dhe jane pranuar nga trupi gjykues i Kukesit .

Mirepo, keto argumenta mese logjike dhe te vertetuara gjate procesit gjyqesor nuk e kane bindur Gjykaten e Apelit Sjkoder e cila ka rrezuar vendimin e Kukesit dhe ka vendosur ekstradimin e Skender Hajrizit ne Serbi duke mare parasysh dhe quajtur te mireqene kerkesen e Serbise e cila e cila e konsideron Skender Hajrizin si shtetas serb, pasi dhe Kosoven e konsideron ende si pjese te veten.
Une nuk e di se cfare ka bere ne fakt Skender Hajrizi, por me tmerron fakti qe gjykata e Shkodres nuk e njeh Kosoven si shtet, por njeh ende letrat e shtetit serb duke e njollosur veten me turp te pashlyeshem.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.