Ambasadorja KIM: Hetimet e fundit të SPAK, inkurajuese, shenjë e qartë se po ecën përpara.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, reagon pas hetimeve të fundit të SPAK, duke thënë se këto rezultate janë inkurajuese dhe tregojnë se ky organi i ri i drejtësisë po ecën përpara.
“Hetimet dhe aktakuzat e qëndrueshme të SPAK janë inkurajuese, një shenjë e qartë që SPAK po ecën përpara hap pas hapi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Mbani kursin. Jini të ashpër. Vazhdoni të bëni punën tuaj të rëndësishme. SHBA është me popullin e Shqipërisë në mbështetje të Reformës në Drejtësi”, shkruan Ambasadorja Kim.
Nuk dihet se cili rast apo cilave hetime u referohet Ambasadorja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



