E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trajneri i Kukësit, Skënder Gega i prekur nga Covid-19
Publik News

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega i prekur nga Covid-19

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, prej rreth dy javësh është i izoluar në shtëpinë e tij në Tiranë pasi ka rezultuar pozitiv me “COVID-19”.

Ai ka munguar nën drejtimin e skuadrës në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Besës dhe sot për javën e tretë të kampionatit kundër Teutës.

Për herë të parë që pas infektimit, Gega ka pranuar të flasë ekskluzivisht për ‘Panorama Sport”, duke treguar detaje të gjendjes aktuale që po kalon pas infektimit me koronavirus.

“Prej 13 ditësh shoqërohem nga ethe të forta, temperaturë të lartë dhe me infeksion në mushkëri. Kam preferuar të mjekohem nga shtëpia. Ndihem shumë i lodhur, sepse infeksioni më jep temperaturë. Presidenti Gjici ka insistuar që të shtrohem në spital, por kam zgjedhur të mjekohem nga shtëpia. Ditët në vazhdim do të shikojmë.

Kurrë nuk kam qenë kaq i sëmurë. Uroj që çunat e ekipit që janë prekur të mos kenë shqetësime”, deklaroi Gega për gazetën pak minuta më parë. Tashmë mbetet për t’u parë se kur trajneri do të rikthehet të drejtojë ekipin, teksa gjasat janë që të mungojë edhe të mërkurën kur do të luhet Kukësi-Laçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.