E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekzekutimi i shqiptarit në Ekuador: Ja çfarë u kërkoi kunata autorëve para vrasjes
Publik News

Ekzekutimi i shqiptarit në Ekuador: Ja çfarë u kërkoi kunata autorëve para vrasjes

Detaje të reja janë zbuluar rreth vrasjes së 45-vjeçarit shqiptar, Adriatik Tresa në Ekuador. Mediat spanjolle raportojnë se janë ndaluar tetë persona, nga të cilët vetëm një u procedua penalisht.

Prokurori Walter Jaramillo, tregoi se midis atyre ishin gruaja e viktimës, vjehrrit e tij, tre kunetërit dhe dy rojet e sigurisë.

“Familjarët e të ndjerit janë përgjegjës për fshehjen e provave në vendin të ngjarjes, pasi ata morën dokumente, një çantë, një makinë dhe telefonin celular të viktimës. Por ende nuk ka detaje të qarta”, tha Jaramillo.

Vetëm kunata e tij 26- vjeçare ishte pranë Tresës kur u ekzekutua me 6 plumba dhe prokuroria ka urdhëruar që të paraqitet në mënyrë periodike në Prokurori, për kohëzgjatjen e udhëzimit fiskal, që është 30 ditë.

Prokurori përmendi se gjashtë prova balistike u gjetën në vendin e krimit dhe se një burrë tjetër hyri në ndërtesën e shqiptarit, i veshur me një jelek të ngjashëm me ato të veshur nga policia.

“Ata u paraqitën si polici anti-drogë. Ajo çfarë është për t’u habitur është që kamerat e sigurisë në shtëpi ishin shkëputur, nuk kishte asnjë grabitje, asgjë nuk ishte hapur, sepse supozohet se bastisja ishte për ‘sqarim’”, deklaroi Jaramillo.

Prokurori Walter Jaramillo tha se kunata dhe i ndjeri ishin ulur në një divan dhe kur ajo u ngrit për të kërkuar që t’i tregonin asaj urdhrin e kontrollit, një nga burrat qëlloi Tresën gjashtë herë me pushkë. Siç raportojnë mediat skena ka qenë e përgjakshme.

Menjëherë pas kësaj, fqinjët kanë raportuar të shtënat në polici dhe kanë parë vrasësit të largohen me shpejtësi me makinat e tyre. Ndërkohë organet e hetimit kanë dhënë disa detaje në lidhje me këtë ekzekutim.

Sipas tyre, kanë qenë të paktën shtatë persona që morën pjesë në vrasjen e 45 vjecarit: dy shoferë, dy persona që ruanin jashtë banesës dhe tre të tjerë që hynë në shtëpi dhe ekzekutuan shqiptarin, i cili rezulton të jetë i martuar me një grua ekuadoriane dhe mbante dokumenta të rregullta qëndrimi në Ekuador.

Autoritetet ekudoriane zbuluan se viktima ishte pjesë e një hetimi të Njësisë Kundër Narkotikëve, si i dyshuar në përfshirjen e trafikut të drogës.

Tresa ka qenë më herët i dënuar për posedim dhe armëmbajtje pa leje për gati trembëdhjetë muaj. Përveç kësaj, ai ka qenë nën hetim në vitin 2013 për krimin e pastrimit të parave. Vitet e fundit ka pasur disa episode të dhunshme ku janë përfshirë shqiptarët.

Prokurori i çështjes tha se disa javë më parë disa persona janë përpjekur të rrëmbenin të Tresën por pa sukses. Në maj 2013, Adriatik Tresa u arrestua në një shtëpi në Samborondon të Ecuadorit së bashku me disa persona të tjerë si pjesë e hetimit për vdekjen e gazetarit Fausto Valdiviezo.

Ministri i atëhershëm i brendshëm, Jose Serrano, tha se një bandë kushtuar trafikut të drogës dhe pastrimit të parave ishte e përfshirë në krimin e ndodhur ndaj gazetarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.