Policia gjen armën me të cilën u vra 22-vjeçari Elidon Basha në Bulqizë
Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e 22-vjeçarit Elidon Basha në Bulqizë, orët e para të ditës së sotme.
Mendohet se ka qenë shoku i tij Klodian Kola 27 vjeç, e cili deri tani mbetet i dyshuari kryesor i krimit. U tha më herët se mund ta ketë vrarë pa dashje me çifte pasi kishin dalë për gjah, por policia ka gjetur armën automatike me të cilën është vrarë i riu Basha.
Ai ka mbërritur pa shenja jete në spital, pas plagëve që kishte marrë në krah dhe ka humbur jetën si pasojë e gjakderdhjes. Policia ka mundur të gjejë një kallashnikov me të cilin dyshohet të jetë qëlluar Elidoni.
Klodian Kola ka thënë se nuk e ka vrarë ai shokun e tij, porse i kanë qëlluar disa persona të tjerë. Megjithatë bëhet me dije se Kola e kishte fshehur këtë kallashnikov të gjetur nga policia.
Dy të rinjtë ishin shokë të ngushtë dhe kishin dalë edhe herë të tjera për gjueti bashkë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



