E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Brataj flet për gjendjen në spitalet covid: Pacientët do të kurohen edhe ne stadiume dhe hotele…
Publik News

Brataj flet për gjendjen në spitalet covid: Pacientët do të kurohen edhe ne stadiume dhe hotele…

Sipas Bratajt, në këtë moment nuk kemi të bëjmë me tezaurim të kapaciteteve, por pritja në ambulancë e rasteve që presin të shtrohen në spitalet COVID, ndodh për shkak se bëhet vlerësimi i rasteve.

Ai u shpreh se nëse në një të ardhme do kemi tezaurim të kapaciteteve do të nisë trajtimi i pacientëve në shtëpija, korridore, hotele edhe stadiume si e gjithë bota.

Në fund, Brataj pati edhe një mesazh për opozitën, të cilët sipas tij duhet vetëm të heshtin.

Brataj: Jo nuk është ezaurimi, sepse kur na rastis një numër i madh ne mundohemi që t’i shpërndajmë në spitalet COVID. Nuk jemi në atë pikë .

Jemi akoma në skenarin 3, pra të COVID 3, do hapet katra, do hapen spitalet rajonale me skenarë të ndryshëm. Kur t’i mbushim të gjitha do t’i trajtojmë edhe në ambulancë, edhe në banesë edhe nëpër korridore, hotele, stadiume, siç po bën e gjithë bota. Qytetarët do të asistohen në çdo lloj mënyre, qëllimet e tjera në këtë moment, jashtë aspektit shëndetësor duhet vetëm të heshtin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.