SPAK kërkon 1 vit burg për gjyqtarin e KPA Luan Daci
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kërkon të dënohet me 1 vit burg anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci.
Luan Daci akuzohet për “Falsifikim dokumentesh” pasi rezulton se ka fshehur përjashtimin nga sistemi i drejtësisë vite më parë. Seanca në Apelin e Posaçëm për të po mbahet aktualisht. Ai ëSHtë anëtar i KPA (i pezulluar për shkak të gjyqit), shkallës së dytë të vettingu e cila jep vendimin përfundimtar për subjektet që kalojnë ose jo procesin e rivlerësimit.
Kanë qenë disa gjyqtarë dhe prokurorë që kanë kallëzuar Luan Dacin në SPAK për “Falsifikim dokumentesh dhe “Deklarim të rremë”. Paditësit janë shkarkuar pikërisht nga vettingu edhe me votën e Luan Dacit.
Pasi Luan Daci u mor i pandehur nga SPKA, KPA e pezulloi atë nga detyra në muajin korrik 2020. Në këto momente avokatët mbrojtës të Luan Dacit po paraqisin të gjithë argumentet mbrojtëse dhe pretendojnë se klienti i tyre është i pafajshëm. GJKKO pritet që pas përfundimit të seancës të tërhiqet për të marrë vendim.
Kujtojmë se, Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) është shkalla e dytë dhe e fundit e vettingut. Subjektet e drejtësisë që kalojnë KPA konfirmohen në detyrë dhe nuk mund të vetohen përsëri për një afat të caktuar, kurse subjektet që “digjen” në këtë shkallë, dalin përfundimisht ngs sistemi i drejtësisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



