Beqari milioner i Alketës me 100 milion klikime në muaj!!!?
Per’puthen” 100 milion klikime ne muaj!!!?
. Tema thuajse e njejte. Te rinj e te reja me nje formim skandaloz qe kthehen ne modele “te parezistueshme” per masen.
Personazhe te pilotuar ne çdo detaj. Te instruktuar se kur duhet te ngrejne zerin, kur duhet te qeshin, kur duhet te qajne, te braktisin studion, te preken, te puthen, te shtyhen. Nje turme robotesh te kurdisur pa piken e formimit dhe personalitetit, qe fatkeqesisht kane kurdisur nje milet te tere folklorik.
Kontrast fatal.
Nga njera ane super luksi qe na sjell nje “realitet” fals te rinise shqiptare, e nga ana tjeter mijerat e te rinjve te papune, te pa shprese, te panginjur ne darke, qe ngulen ne tv per te “shijuar” sadopak vanitetin qe servirin gjigantet mediatike.
Pastaj jane ata. Ata qe levizin fijet e ketyre maskaradave. Ata qe mendojne vetem sesi audienca te perfundoje ne gropen qe ata hapin. Nje popull i vjedhur dhe i rrahur, ka nevoje qe t’i hiqet mendja nga revolta qe i mbush shpirtin prej vitesh. E kush me mire se Alketat e televizioneve mund ta beje kete?
E nderkohe, pak me lart, kodrave rreth Tiranes, vipat e ketij vendi, te izoluar ne oazet e tyre rrezellitese larg realitetit te kafshates, as qe denjojne te bejne dy rreshta kritike per skenat e luksit te shfrenuar qe i bejne karshillek nje populli me pjaten bosh perpara.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



