I skualifikuar 2 herë nga KED për garën në ‘Kushtetuese’, Apeli Administrativ refuzon kërkesën e Eugen Papandiles
Gjykata e Apelit Administrativ ka refuzuar kërkesën e gjyqtarit Eugen Papandile për rikthimin në garën për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.
Papandile u refuzua fillimisht nga KED, por më pas u rikthye në garë nga Gjykata Administrative e Apelit, për t’u refuzuar për herë të dytë nga Këshilli i emërimeve në Drejtësi.
Sërish Eugen Papandile depozitoi padi në Apelin Administrativ, por këtë herë kjo gjykatë e refuzoi kërkesën e tij duke e lënë jashtë garës për vendin në “Kushtetuese”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



