E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Memet do dënohen me burg, reagon Rama: Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal
Publik News

Memet do dënohen me burg, reagon Rama: Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal

Raportimet se mazhoranca ka propozuar ndryshime në ligj, që parashikojnë dënimin me burg për ata që postojnë meme online, ka zemëruar qytetarët.

Kjo për shkak se memet kanë kryesisht në shënjestër kryeministrin Edi Rama.

Ashtu siç pritej, rrjetet sociale kanë reaguar me meme për propozimin e dënimit me 1 vit burg.

rama

 

Në lidhje me këtë fakt ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili jo vetëm që nuk e pranon se ata që postojnë meme do dënohen, por thekson se s’ka asnjë shans që kjo të ndodhë.

 

Në përfundim Rama ironizon “ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka!”

Postimi i plotë:

Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s’di ç’material jozyrtar! Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.