E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha takim me fermerët në Kukës: Ju garantoj që do të jem në krahun tuaj, jo me fjalë por me subvencione
Publik News

Basha takim me fermerët në Kukës: Ju garantoj që do të jem në krahun tuaj, jo me fjalë por me subvencione

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me fermerët e fshatrave Novosej dhe Shishtavec në Kukës.

Banorët e fshatit janë ankuar dhe janë shprehur se patatet i janë kalbur se nuk kanë mundur t’i shesin dhe kanë falementuar.

Fermerët janë shprehur se pavarësisht aplikimeve, nuk kanë marrë asnjë mbështetje duke theksuar se kërkojnë që të subvencionohen.

Basha i ka premtuar se kur të vijë në qeverisje do jenë në krah të fermerëve.

Basha: Gjërat do të ndryshojnë. Është mëkat që një zonë me kaq shumë traditë ku prodhimet tuaja kanë bërë emër në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin ta gjej në një varfëri të tillë. Është mëkat i dyfishtë që në një kohë kur njerëzit po vuajnë për ushqimet bazë ne nuk arrijmë të garantojmë shitjen e patates tuaj dhe nuk arrijmë të lajm as shpenzimet që ju keni hedh për ta rrit këtë patate.

Banori: Ne nuk e dimë a do na shiten në kalben në tokë dhe falementojmë

Banori:Mu kalbën të gjitha patatet se nuk i shita dot dhe falimentova dhe ngela në gisht në gojë. M’u kalbën të gjitha. Aty ishte buka e familjes.

Basha: Shqipëria po mbytet me prodhime të subvencionuara të fermerëve të huaj.  Pse? Sepse ne nuk jemi në krahun tuaj, sepse qeveria nuk është në krahun tuaj. Nesër ju garantoj që do të jem në krahun tuaj, jo me fjalë por me subvencione, me mbështetje direkte për fermerët.

Kjo është rruga e vetme për të shpëtuar bujqësinë, për të ndalur emigracionin, se dhe t’ju iki gjithë rinia në emigracion ndërkohë që ka pasuri të jashtëzakonshme vendi, ka mundësi të jashtëzakonshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.