E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekzekutimi i 25-vjeçarit në Laprakë, komentuesit ‘masakrojnë’ Ramën dhe Lleshajn: O plehrë e fëlliqur…shtet vrasës, dorëhiqu e shko në djall
Publik News

Ekzekutimi i 25-vjeçarit në Laprakë, komentuesit ‘masakrojnë’ Ramën dhe Lleshajn: O plehrë e fëlliqur…shtet vrasës, dorëhiqu e shko në djall

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë, pak pas mesnatës ka sjellë reagime të shumta tek qytetarët.

Dje u zhvillua edhe një protestë e dhunshme ku qytetarët kërkonin drejtësi për 25-vjeçarin dhe dorëheqjen e misitrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ministri i Brendëshm Sandër Lleshaj me anë të një postimi në rrjetet sociale dje u shpreh se organet përgjegjëse do bëjnë detyrën dhe do e zbardhin ngjarjen, ndërsa kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar ende për vrasjen e 25-vjeçarit.

Mirëpo komentuesit të cilët ndjekin ministrin dhe kryeministrin nuk mund të linin pa komentuar këtë ngjarje. Ata kanë ‘maskaruar’ në komente Ramën dhe Lleshajn teksa kanë kërkuar edhe dorëheqjen e këtij të fundit.

Në postimin e Lleshajt për 25-vjeçarit disa nga komentuesit kanë shkruar “Kërko falje në rradhë të parë në gjunjë tek familja e të nderit, pastaj dorëhiqu që të ruash etikën e rolit që mban. Rast i pafalshëm”, “Nëse e ndjen fort humbjen e Klodian Rashës atëherë jep dorëheqjen, ndryshe ky është një status që bëhet për të larë m… me sh..”, “O plerë e fulliqur kur more detyrën shprehe që çdo verim i policisë je dhe ti imazh i policisë, atëherë ti je vrasës. I morët jetën në lule të rinisë në moshën 25-vjeçare një biri nënë, për çfarë? Se nuk kishte një maskë dhe nga frika për të mos marrë një gjobë 30 mijë lekë iku me vrap dhe u qëllua me armë zjarri. Jep dorëheqjen o i degjeneruar o plerë e politikës shqiptare,” kanë shkruar disa nga komentuesit.

Kryeministri Rama mëngjesin e sotëm ka bërë një postim ku i ka shprehur ngushëllime familjes për humbjen e mjekut e Drini Dobi nga Covid. Të gjithë komentuesit i janë kthyer Ramës duke thënë se përse nuk i ka shprehur ende ngushëllime familjes së 25-vjeçarit teksa i kanë kërkuar që të dorëhiqet.

i“Po Klodianin e njihje? Po Arditin? Ngushëllime familjes për doktorin, humbjen e madhe, siç thotë populli, ne njëfarë mënyre këtë e mori Zoti, ndërsa ata të dy të parët i vratë ju! Ngushëllo familjen e Klodianit, dorëhiqu, e shko në dial me Veliajn, Lleshajn e krejt qeverinë e Leshit”, shkruan një nga komentuesit.

“Si nuk e ngushëllove atë familjen që ia vratë fëmijën në derën e shtëpisë, turp! Shtet vrasës,” shkruan një tjetër.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.