Pas shkrimit dje ne ‘Publik.live’
Duke pritur një fjalē nga “i madhi” i shqiptarisë Marin Mema për Klodianin e vrarë nga policia
ka reaguar dhe gazetari Marin Mema
I plotë statusi i tij:
Është një “patriot” me emrin Kreshnik Osmani që më paska cituar për mos reagim. Zotni unë flas me fakte dhe nuk e bëj për vota si ty “i nderuar” qesharak. Të jesh patriot për vota është një gjë. Ta bësh për komb është tjetër. Unë reagimet nuk i bëj për reklamë, por si qytetar ! Kjo është arsyeja pse isha në protestë! Kuptove ?! Të fala dhe informohu mirë herë tjetër. Ajo vrasje është e tmerrshme, është tragjike, e pafalshme ! Unë reagimet nuk i bëj për politikë sepse për mua gjaku i shqiptarit nuk ka ndarje partiake.
Çdo shqiptar për mua ështē vëlla, është motër, nënë e baba ! Ti je pikërisht nga ata që jo vetëm nuk kanë lidhje me kombin, por përkundrazi i shërben përçarjes. Dhimbja nuk ka ngjyrë zoti “patriot” i partisë fantazëm. Mos e ngjyros lotin ! Unë shqiptarët i dua me zemër si shqiptarë, me zemër e shpirt e jo me ngjyra ! Nuk më intereson për kë është tifoz, por dua çdo shqiptar sepse janë gjaku im, jemi i njëjti gjak. I njëjti ! PS :E di kujt i shërben dhe pa merak se do ta kesh të qartë shumë shpejt publikisht ! Ti jo që ske lidhje me atdheun, por është mirë të deklarosh fondet i nderuar “patriot”.
***
Nuk ka vonuar dhe përgjigjja e z. Kreshnik Osmani
Faqja ime sapo u pastrua nga 200 mumje të urryera që benin sikur ishin miqte e mi dhe që i kishin bere lajk statusit të Marin Soros Fuges duke u marre me mua që po jap gjakun tim për kete vend dhe zinin vend tek “miqte e mi”. Kjo nuk eshtë pune lajku por principi. Keta janë ata që po të jesh ne lufte te kepusin plumbin ne shpine.
Me patriotin e ish Sigurimit të Shtetit merrem me vone se tani kam pune.
Te interesuarit për tu bere miq me mua që nuk i pranoja dot të me dergojne ftese!🇦🇱
Rroftë Shqiperia
Poshte George Soros
Poshte Edi Rama
Poshte Endri Figa
Poshte komunizmi fara me e keqe e të gjitha koherave!