E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Stresi në kërkim policor nuk do të jetë  në protesta: Rrezikoj burgun, çfarë pata për të bërë e bëra me zemër
Publik News

Stresi në kërkim policor nuk do të jetë në protesta: Rrezikoj burgun, çfarë pata për të bërë e bëra me zemër

Arkimed Lushaj, reperi i njohur me emrin e artit Stresi, shprehet se është tërhequr nga protesta pasi është shpallur në kërkim dhe rrezikon burgun. “Unë çfarë pata me bërë në ditën e parë e bëra me zemër”, ka thënë ai.

Reperi thekson se pjesëmarrja e tij në protestë nuk ka asnjë arsye politike. Unë e nisa kauzën shkuan ai, tani ta vazhdojë kush të dojë.

“Sot për sot jam në kërkim dhe rrezikoj burg. Unë çfarë pata me bërë në ditën e parë e bëra me zemër. Unë jam ai që hapa kauzën më të fortë dhe nuk më intereson se çfarë vjen pas kësaj kauze. Pashë dhe videon që Erion Veliaj shkoi te familja e të ndjerit, unë nuk i kisha pranuar kurrë ata që më vranë djalin, as në mort dhe tek dera e shtëpisë, nuk kam gjë kundra, është dhimbje shumë e madhe.

Nëse unë e kam bërë për arsye politike zoti ma çoftë në familjen time. Nuk e kam bërë për arsye politike vetëm kam hyrë me shpirt me lot në sy kam qenë në protestë mundem me të kallzue të gjithë protestuesit për çfarë e kam bo.  M’u ka tha fytyra prej lotëve. Momentin e parë që kryetari i Bashkisë ka shkuar aty nuk ka qenë desht me i pritur ata hiç, mos me lënë asnjë të pushtetit aty por unë këtej jam.

Unë nuk tutna por ruhna, idiota, ka ikur koha e luftërave unë e hapa çfarë deshta me hapur, tani ta vazhdojë kush të dojë. Zoti ju rujtë të krejtve dhe faleminderit të gjithë të rinjve shqiptarë që më kanë përkrahur deri më tani”, deklaron Stresi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.