Deputeti i PS-së e quan “INCIDENT” vrasjen e Klodian Rashës, i kthehet Grida Duma: Po sikur t’i ndodhte familjarit tënd, a do mundeshe ta quaje të tillë?
Deputeti i Partisë Socialiste Adnor Shameti e ka quajtur një incident që ndodhi nga një punonjës i policisë vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha, por është kundërshtuar nga ish-deputetja demokrate Grida Duma.
Ajo i është kthyer deputetit duke i thënë se çfarë do të mendonte ai nëse kjo do i ndodhte një familjari të tij, a do ta quante thjesht një incident apo jo.
“Adnori e quan incident, por kam një qëndrim të papranueshëm kur e dëgjoj të thotë incident. Larg qoftë, kurrë mos ndodhtë e keqja, por nëse larg qoftë do na ndodhte që një familjar të na i vriste policia, a do mundeshe ta quaje incident”, u shpreh Grida Duma.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


