Disa anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit janë shoqëruar ditën e sotme në komisariatin Nr.1 në Tiranë.
Ata janë arkitekti Astrit Seranaj, pedagogu Ergys Mertiri, artisti Donald Martini dhe tekniku Gentjan Hasani.
Fillimisht është shoqëruar Astrit Seranaj dhe më pas 3 të tjerët. Një prej tyre ka tentuar të thyejë koordonin policor tek pedonalja e Tiranës dhe ka kundërshtuar policët.
Lajmin e shoqërimeve e konfirmon me një status në FB edhe aktori Neritan Liçaj dhe vetë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Reagimet kanë qenë të shumta nga media dhe rrjetet sociale
Av Altin Goxhaj:
Çuçi i Delinës së Sorosit dhe Ramës, e inaguroi sot brenda 24 orësh Karriken e Ministrit të Brendshëm duke arrestuar në mënyrë të paligjshme në pedonale 4 artistë dhe intelektualë të Aleancës së Teatrit! Jo vetëm kaq por dhe u kanë gjuajtur në fytyrë dhe natyrisht si gjthm nuk u lejojnë as avokatët!
Të paktën Gjeneral Lleshit iu deshën muaj që të arrinte në këto praktika! Fatmirit 1 vit, Sajmes 1 vit e gjysëm.
Ju kam thënë gjthm që pjellat e Sorosit janë më të këqiat që ka pa njerëzia!



