E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë dihet deri më tani, për ‘versioni’ e ri të koronavirusit,
Publik News

Çfarë dihet deri më tani, për ‘versioni’ e ri të koronavirusit,

Vetëm pak ditë pasi u ngjall shpresa dhe nisi vaksinimi i Covid-19, një variant i ri i tij edhe më përhapës është shfaqur.

Mbretëria e Bashkuar, ku edhe është zbuluar varianti i ri, ka vendosur masa të ashpra izolimi dhe ka lëshuar urdhra për qëndrim në shtëpi, ndërsa shumë vende të tjera i kanë ndaluar fluturimet me këtë shtet.

Sa më shpejt po përhapet?

Ajo u zbulua për herë të parë në shtator. Në nëntor, rreth një e katërta e rasteve në Londër ishin varianti i ri. Kjo arriti gati dy të tretat e rasteve në mes të dhjetorit.

Çfarë dimë për variantin e ri?

Të gjitha viruset dhe koronaviruset bëjnë mutacione gjatë gjithë kohës. Koronavirusi që është zbuluar për herë të parë në Wuhan të Kinës, nuk është i njëjti që qarkullon në të gjithë botën.

Mutacioni D614G është shfaqur në Evropë në muajin shkurt dhe është bërë forma mbizotëruese e virusit.

Nga ka ardhur varianti i ri?

Varianti ka krijuar mutacion të madh dhe shpjegimi më i mundshëm është se ai është shfaqur te ndonjë pacient me sistem të dobësuar imunitar, që nuk ka qenë në gjendje ta mposhtë virusin.

A e bën infeksionin më vdekjeprurës?

Nuk ka asnjë provë që sugjeron se po, edhe pse kjo do të duhet të monitorohet.

Megjithatë, rritja e transmetimit mund të jetë e mjaftueshme për të shkaktuar probleme për spitalet. Nëse varianti i ri do të thotë që më shumë njerëz infektohen për kohë më të shkurtër, kjo do të çojë në më shumë njerëz që kanë nevojë për trajtim spitalor.

A do të funksionojë vaksina kundër variantit të ri

Me siguri që po, ose së paku tani. Të tria vaksinat kryesore tani për tani zhvillojnë përgjigje imune kundër koronavirusit.

Vaksinat e trajnojnë sistemin imunitar për të sulmuar disa pjesë të ndryshme të virusit. Edhe pse një pjesë ka krijuar mutacion, vaksinat funksionojnë.

***
Edmond Panariti

Edmond Panariti, drejtor i Kabinetit të Presidentit Ilir Meta, thotë se me mutacionet që po pëson Covid-19 në disa shtete, muajt që do vijnë do të jenë shumë vendimtarë.

Sipas tij, agresiviteti i virusit po rritet. “Prandaj gara për vaksina po kthehet në një makth. Kush vaksinon i pari, kursen jetë dhe pasoja shëndetsore në njerëz”, shkruan Panariti.

Shkrimi i plotë:

Askush nuk di asgjë!

“Genomika”, pra mënyra e sjelljes dhe e veprimit të virusit COVID-19, mbetet ende një mister i madh!

Po ndjek reagimet e virologëve, epidemiologëve, imunologëve të qëndrave më të spikatura botërore lidhur me sjelljen e tashme dhe të ardhme të virusit dhe shprehjet më tipike të tyre janë:

Nuk kemi prova të mjaftueshme, ka të ngjarë, ndofta, është e mundur!

Por ajo që me sa duket po ndodh është ndryshimi konstant i virusit.. (varianti anglez është ai më i fundit, po ashtu ai Afrikano Jugor, ai Danez para disa muajsh ai i Italisë së Veriut etj)

Këto ndryshime ndodhin për dy qëllime:

1. Që virusi të përhapet më shpejt.

2. Që ai të godasë më fort

Këto quhen me gjuhë Darviniane, përshtatje të mbijetesës së virusit. Që potencialisht mund të neutralizojnë edhe skemat e luftimit të tij.

Varianti anglez i ndryshimit më të fundit, duket se përshpejton përhapjen në popullatë!

Varianti Danez, i para një muaji i krijuar te kunadhet pas infektimit të tyre, duket se shtyp reagimin imunitar, pra rrit agresivitetin e virusit.

Çfarë po ndodh?

Koha do ta tregojë!

Muajt që vijnë do të jenë shumë të vështirë por vendimtarë.

Prandaj gara për vaksina po kthehet në një makth.

Kush vaksinon i pari, kursen jetë dhe pasoja shëndetsore në njerëz!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.