Av Altin Goxhaj:A ËSHTË NË RREZIK JETE NOTERI QË KA BËRË KONTRATËN E AUDIT AA 003 GB?
“Përtej çdo dyshimi për të bërë shkak për kontroll”
(” Indagine Su Un Cittadino Al Di Sopra Di Ogni Sospetto”)
është titulli i Filmit që tregon se Targa “AA 003 GB” shërbente si password që Mafia të kalonte qindra kg cocaine pa asnjë kontroll me makinën që rezultonte e Ministrit në çdo çikë doganore dhe kufitare (edhe jashtë Shqipërisë që nuk kontrollohej për shkak të mos krijimit të inçidentit diplomatik pasi Ministri i Brendshëm ka status diplomatik)! Sepse në sistem dilte që ishte makina e Ministrit të Brendshëm dmth ishte “Përtej çdo dyshimi të arsyeshëm”!
Makina nuk u shit kurrë! Kontrata është sajuar më vonë në bashkëpunim me Noterin dhe është dokument i falsifikuar!
Nëse do të ishte shitur te Noteri siç pretendohet me një dokument të falsifikuar noterial, në të do të ishte shënuar nr i “Barrës së Sigurisë” (ju paguani 1.500 L për çdo shitje mjeti që regjistrohet automatikisht në sistemin konçensonar të “Barrës së Sigurisë”) i cili lë gjurmë në sistem (ka “logon” – gjurmë dixhitale në kohë reale) dhe s’mund të falsifikohet!
PYETJET JANË:
– A është nxjerr urdhër arresti për noterin me akuzën e falsifikimit por që të dhënat e siguruara prej tij zbërthejnë një ndër shumë skemat e trafikut të cocainës të realizuar në bashkëpunim me Ministrin e Brendshëm të Rilindjes?
– Vendimi i sotëm i Rilindjes për të mbrojtur Tahirin a do ndikojë në dëshminë e nesërme të noterit?
– A është noteri në rrezik jete si dëshmitar kyç nëse nuk pranon të heshtë?
– A duhet të merret ai dhe familja e tij si dëshmitar i mbrojtur dhe të dërgohet në Itali?
Çfarë pyetjesh! Po flasim për tema mafioze por ndërkohë personazhi ka qenë Ministër i Brendshëm dhe Partia Siçiliste po e mbron!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



