Lushnjë/ Makina del nga rruga dhe plagos dy gra
Ditën e sotme është regjistruar një aksident në aksin Fier-Kolonjë dhe si pasojë ka sjellë dy të plagosur.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur për shkak se një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese. Nga aksidenti janë plagosur dy gra të cilat po kalonin në atë zonë.
Mësohet se dy të aksidentuarat janë dërguar në spitalin e Lushnjes, ndërsa sipas informacioneve një prej tyre, 62-vjecarja me inicialet F.M, është në gjendje kritike. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



