E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KPA shkarkon ish-gjyqtarin e Apelit
Lajme

KPA shkarkon ish-gjyqtarin e Apelit

Ditën e sotme Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka dalë me një deklaratë zyrtare për shkarkimin nga detyra të Ish-gjyqtarit Astrit Haxhialushit. Si rrjedhojë kjo deklaratë lë në fuqi vendimin e KPK që kërkonte shkarkimin e Haxhialushit.

Ky vendim është bërëe dije ditën e sotme nga trupi gjykues i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë. Me shkarkimin nga detyra, Haxhialushi përjashtohet për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Deklarata e plotë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.7/2020, datë 05.02.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Astrit Haxhialushi, kundër vendimit nr. 225, datë 07.01.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës, në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 225, datë 07.01.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Astrit Haxhialushi. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 28.12.2020.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.