E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë i duhen Shqipërisë këta intelektualë memecë?
Publik News

Çfarë i duhen Shqipërisë këta intelektualë memecë?

Nuk flasin për taksat e rënda, për gjobat e padrejta dhe plojën mbi biznesin e vogël.

Nuk bëzajnë për korrupsionin, monopolet, oligarkinë, varfërinë.

Nuk hapin gojën për zullumin, vjedhjen e zgjedhjeve, lirinë e shprehjes, kapjen e medias.

Heshtin për kanabizimin e territorit, shndërrimin e Shqipërisë në Kolumbi të Ballkanit, për kapjen e shtetit nga mafia dhe organizatat kriminale.

Bëjnë shurdhin për PPP-të, skandalin e Unazës, vrasjen e Ardit Gjoklajt, vrasjen e Klodian Rashës.

Nuk kanë parë që 40 mijë shqiptarë u burgosën për faturat e energjisë.

Qepin gojën ditën që prishet Teatri Kombëtar.

Pranojnë pa bërë zë Ligjin për shkatërrimin e Arsimit të Lartë.

Nuk ndjehen edhe kur cënohet i integriteti territorial i Shqipërisë, Greqia zgjerohet njëanshmërisht 12 km në det dhe Kosova rrezikon të copëtohet.

Çfarë dijesh u mësojnë studentëve nëpër auditore këta intelektualë pa integritet, pa fe e pa atdhe?!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.