Rama e ka në dorë fatin e Fiona Fullanit…

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

TË HASH, TË DHJESËSH DHE QEVERIA TË TË NISË ME PUNË NË BRUKSEL

***
Më datë 15 dhjetor 2020, një ditë pasi do largohej nga pozicioni i ministrit të bujqësisë, Bledi Çuçi çon një propozim surprizë në mbledhjen e qeverisë. Fiona Fullani, vajza e ish guvernatorit burgaxhi, propozohet përfaqësuese e Shqipërisë për Bujqësinë dhe Ushqimin pranë selisë së Bashkimit Evropian në Bruksel.
E vetmja meritë e kësaj vajze është shoqëria e shokut të saj Armand Shkullaku me Bledi Çuçin dhe njëkohësisht Fiona ka namin si pinjolle e një familje që vetëm hanë e dhjesin e hanë pa fund derisa e hanë nga babëzia.

Zonja Fullani nuk ka as arsimimin bazik, asnjë lloj eksperience dhe zero kontribute në fushën e bujqësisë apo blektorisë duke ofenduar e poshtëruar disa dhjetra dijetarë e specialistë që ka vendi ynë në shkencat agrikulturore.

Ndërkohë që dje interesohesha për të marrë një kopje të këtij propozimi zyrtar në Ministrinë e Bujqësisë, dikush informoi Fullanët të cilët në mbrëmje kërcënuan një familjarin tim. Jo mua, jo, por një familjarin tim dhe kujtuan se do më trembnin e do më mbyllnin gojën.

Tani fatin e Fionës e ka në dorë kryeminstri nëse kjo vajzë do niset me mision drejt Brukselit apo do vazhdojë të tundet e të shkundet rrugëve të Tiranës.

Unë i sygjeroj të rrijë këtu ku të paktën e njohin disa restorante e menca dhe i japin të hajë, ndërkohë atje në Belgjikë nuk e njeh njeri dhe do i thahet zorra për dreka dhe darka qyl.

Publikuar nga Publik Media