E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthen në flakë një shtëpi në Pogradec, humb jetën 42 vjeçari që jetonte i vetëm
Publik News

Shpërthen në flakë një shtëpi në Pogradec, humb jetën 42 vjeçari që jetonte i vetëm

Një 42 vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec, pasi shtëpia ku ai jetonte ka shpërthyer në flakë.

Bëhet me dije se burri me inicialet N.Xh jetonte i vetëm. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.

“Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:00, në fshatin Vërdovë, Pogradec, ka rënë zjarr në një banesë, në katin e dytë të së cilës jetonte i vetëm shtetasi N. Xh., 42 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.