E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koço Kokëdhima për   21 janarin: Vetëm një pushtet gjyqësor i pavarur prej tyre do të rivendosë drejtësinë
Publik News

Koço Kokëdhima për 21 janarin: Vetëm një pushtet gjyqësor i pavarur prej tyre do të rivendosë drejtësinë

Ish-deputeti dhe biznesmeni i njohur Koço Kokëdhima ka thënë se një dekadë pas vrasjes shtetërore përballë kryeministrisë, drejtësia nuk është vënë në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokëdhima shkruan se denoncuesit që përdorën popullin si mish për top për të ardhur në pushtet, prej 8 vitesh, bënë pazar me gjakun e të rënëve, e përdorën tragjedinë për ritualin e “lotëve të krokodilit” dhe për luftë politike.

Sipas tij, vetëm një pushtet gjyqësor i pavarur prej tyre mund të rivendosë drejtësinë.

“Një dekadë pas vrasjeve shtetërore përballë kryeministrisë, drejtësia nuk është vënë në vend. Urdhëruesit e masakrës së 21 janarit 2011, me 4 të vdekur, dhjetra të plagosur e të dhunuar barbarisht nga forcat e sigurisë, aspirojnë rotacionin politik pas zgjedhjeve të 25 prillit. Denoncuesit që përdorën popullin si mish për top për të ardhur në pushtet, prej 8 vitesh, bënë pazar me gjakun e të rënëve, e përdorën tragjedinë për ritualin e “lotëve të krokodilit” dhe për luftë politike. Vetëm një pushtet gjyqësor i pavarur prej tyre do të rivendosë drejtësinë, do të qetësojë shpirtrat e viktimave dhe do të fashitë sadopak dhimbjen e familjarëve”,- shkruan Kokëdhima.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.