E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vini nën hetim SPAK-un
Publik News

Vini nën hetim SPAK-un

Justifikimi i djeshem i SPAK per tenderat emergjente te Covidit ishte i turpshem. Prokuroria pranon qe kitet u blene me Çmim 3 herë më të shtrenjtë se tregu, por sipas saj ministria e Shendetesise nuk ka faj.

As anetaret e Komisionit nuk kane faj- thote prokuroria- perveçse duhet te jene me vigjilente heren tjeter dhe te verifikojne çmimet e tregut nderkombetar. Çmenduri.

Ajo qe ka ndodhur është e qartë. Respiratoret nga 2 mije euro qe kushtonin ne treg u blene me 6400 euro. Kitet nga 2 dollare u blene me 6 dhe 9 dollare. Qytetareve shqiptare ju grabiten miliona euro, ndersa Spak thote se nuk ka veper penale, thjesht komisioni gaboi pak se nuk verifikoi cmimet ne tregun nderkombetar.

Vini nen hetim SPAK-un pastaj. Ose detyrojini prokuroret t’i kthejne ata leket e qytetarebe qe avulluan me tenderat e Covidit. Kaq e thjeshte eshte.

Ku ka gare ne bote qe prokurohet me vlere tre here me te larte se tregu dhe nuk mban njeri pergjegjesi. Nuk eshte 10 per qind me shume, as 20 per qind. Madje as 100 per qind. Eshte trefish. Jane miliona euro qe u jane marre qytetareve padrejtesisht duke shfrytezuar krizen. Ndersa disa njerez vdisnin nga virusi, disa te tjere fitonin miliona duke bere biznes me vdekjen. Kjo ka ndodhur me vigjilentet e Ministrise se Shendetesise.

Nderkohe, ajo kompania qe del tek pergjimet e Ndraghetes, ka marre miliona e miliona euro tendera publike, pikerisht nga Ministria e Shendetesise. Madje me 2017-en, kur kanë ndodhur  ato pergjimet, KLSH e ka klasifikuar si peshkaqenin më të madh të buxhetit të shendetesisë. Të paren. Por edhe ketu ka qenë çeshtje vigjilence, si gjithmonë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.