E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Celibashi: Problemi më i madh, financimi i politikës nga bota e krimit
Publik News

Celibashi: Problemi më i madh, financimi i politikës nga bota e krimit

Ky shqetësim tha Celibashi është i përligjur, “sepse raporti ndërmjet parave dhe politikës mund të bëjë atë që përfaqësuesit e qytetarëve të jenë më shumë shprehës e mbrojtës të interesit të sponsorëve të tyre financiare se sa interesave qytetare”.

Sa i takon financimit të fushatës zgjedhore, Celibashi theksoi se problemi më i madh është kur partitë politike marrin para nga bota e krimit.

“Në rastet kur paratë që vijnë janë ato që kanë burim asetet kriminale e bëhen sponsor të politikës. Financimi i paligjshëm i politikës nga biznesi është një problem, por problemi më i madh është financimi i politikës nga bota e krimit. Shoqëria civile dhe media, dhe institucionet përkatëse duhet të angazhohen seriozisht në një fushatë për t’i bërë zgjedhësit të ndërgjegjshëm e të vetëdijshëm për shit-blerjen e votës. Duhet që gjithsecili në përputhje me profilin institucional të japë kontributin në këtë aspekt përndryshe dështimi i zgjedhjeve do jetë dështim i gjithë aktorëve dhe faktorëve”.

Duke nënvizuar se financimi i partive politike ndikon drejtpërdrejt në aspektet kryesore të shoqërisë, Celibashi vuri në dukje dhe rolin e KQZ kur tha se “përpiqemi të përputhim ato realitete objektive, subjektivisht të gjejmë ato zgjidhje që sa më shumë të jetë e mundur të bëjnë që paratë që politikanët i shërbejnë deri diku, por jo aq sa të tradhtojnë interesat themelore të mbështetësve të tyre. Në këtë kontekst angazhimi i të gjithë faktorëve, së pari institucional është përcaktues në qasjen ndaj këtij problemi”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.