Rrëfimi i Bashës: Familja është burimi i forcës dhe motivimit tim
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka rrëfyer se mbështetja e familjes ka qenë burimi i motivimit të tij për zgjedhjet e 25 prillit.
Në një intervistë për ABC News, Basha u shpreh se beson fuqishëm se me 25 prill do të fitojë Shqipëria me një qeverisje të re që do t’ia kthejë Shqipërinë shqiptarëve dhe që do të punojë për njerëzit dhe jo për veten e saj.
“Ju jam mirënjohës atyre për sakrificën e jashtëzakonshme, ata janë burimi i forcës time, i energjisë time, i frymëzimit tim dhe i motivimit tim sepse unë besoj fuqishëm që me 25 prill do të fitojë Shqipëria, do të fitojë çdo familje shqiptare dhe unë dua që çdo familje shqiptare ti jepet mundësia që jo vetëm të shpresojë tek një e nesërme më e mirë por edhe të fillojë ta ndërtojë këtë të nesërme e ta ndërtojmë të gjithë së bashku me programin tonë me përkushtimin tonë dhe me një qeverisje të re që do t’ja kthejë Shqipërinë shqiptarëve dhe që do të punojë për njerëzit dhe jo për veten e saj”,- tha Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



