E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U arrestua sot, kush është infermierja ‘simpatike’ që merrte rryshfet tek ‘Shefqet Ndroqi’
Publik News

U arrestua sot, kush është infermierja ‘simpatike’ që merrte rryshfet tek ‘Shefqet Ndroqi’

Presoni në foto është Sidorela Çela, infermierja që u arrestua sot së bashku me dy infermieret e tjera dhe një sanitare, pasi dyshohet se kanë  bashkëpunuar me Tire Alldervishaj për t’u marrë para familjarëve të pacientëve me Covid-19.

Sidorela Çela, 28-vjeç, punonte si infermiere në spitalin në spiatin “Shefet Ndroqi” ose Covid-2.

Ajo është arrestuar sot me akuzën ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrim”.

“Sidorela Çela e bija e Remzi dhe e Fitore, e datëlindjes 17.08.1993, lindur në Pogradec dhe banuese në Elbasan, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal” njoftoi prokuroria.

Janë publikuar përgjimet mes Tire Alldervishaj dhe 4 bashkëpunëtoreve të saj në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ato lajmërojnë njëra tjetër që t’u bëjnë ndonjë shërbim pacientëve, pasi familjarët u kanë dhënë para dhe lekët do t’i ndanin mes tyre.

Prokuroria e Tiranës lëshoi ditën e sotme katër urdhër-arreste për punonjëset e spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se bëhet fjalë për tre infermieret Mira Bushi, Sheqerije Koci, Sidorela Çela. Po ashtë është arrestuar edhe sanitarja Rukije Hoxhaj. Këto emra kanë dalë nga telefoni i Tire Alldervishaj dhe pas hetimit të mesazheve që sanitarja ka shkëmbyer me këto punonjëse, është zbuluar se kanë bashkëpunuar për t’u marrë para familjarëve të pacientëve në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Pjesë nga dosja e Prokurorisë:

Në datë 05/12/2020 shtetases Tire Alldervishi i ka ardhur një mesazh SMS nga  kontakti i regjistruar në telefonin e saj me emrin “Sheqere kati 3” me numër 06****** ku përmbajtja e bisedës së zhvilluar mes tyre është si më poshtë vijon:

08:57, 05/12/2020 – Sheqere kati 3: ”Tire shko nderroje pak Muhametin, se ta jap kafen kur te vij vete, se ska Elda kohe.  Ne rregull.  Mos harro.  Me thuaj pastaj”.

Nga verifikimet ne sistemin “DeepSee” rezulton se numri telefonik celular 06***i perket shtetases Sheqerije Jonuz Koçi, e cila rezulton e punësuar pranë Spitalit Univeristar “Shefqet Ndroqi”. Gjithashtu ajo figuron në listën e infermierëve të këtij spitali, me numër celular 06****

Ndërsa shtetasi me emrin ”Muhamet” është identifikuar si shtetasi M. S. përdorues i numrit të telefonit 0693524722, i cili sipas dokumentacionit të administruar me proçesverbal “mbi kqyrjen dhe marrjen e dokumentave” nga spitali “Shefqet Ndroqi” Tiranë rezulton të ketë qenë i shtruar si pacient në spital gjatë përiudhës kohore që është dërguar mesazhi.

Nga ana jonë është pyetur shtetasi M. S. i cili ka deklaruar se është shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” rreth datës 1 dhjetor 2020 dhe ka dalë nga spitali në datën 13 dhjetor 2020. Emrat e stafit mjeksor që i kanë shërbyer nuk i mban mend, por njeh shtetasen Sheqerije Koci e cila punon si infermiere në atë spital, pasi vajzën e saj e ka menaxhere në biznesin e tij.

Gjithashtu mban mend dhe një infermiere që quhet Elda e cila është përdoruese e numrit 06**** e cila i ka shërbyer. Ai pohon se i ka lënë bakshish (duke mos dhënë detaje të tjera). Tire Alldervishin ai nuk e njeh dhe nuk mban mend që ajo ti ketë shërbyer atij gjatë kohës që ka qenë i shtruar në spital.

II). Në vijim të këtij episodi, në datë 12/12/2020 shtetasja Tire Alldervishi kumunikuar me numrin 06****të rregjistruar në telefonin e saj me emrin “Mira Vod”.

Nga verifikimet ne sistemi “DeepSee” rezulton se numri telefonik celular 06*****i perket shtetases Mira Sifi Bushi, e cila rezulton figuron në listën e infermierëve të këtij spitali.

Nga biseda e datës 12.12.2020 Tirja i thotë Mirës që ka hyrë mik për të tek Ana në dhomën 6 dhe Mira i thotë që ska gjë se në i ndajmë të gjitha.

Në bisedë përmendet shtetasja me emrin ”Sheqere” ku pas verifikimeve të bëra nga ana jonë është Sheqerije Koci, infermiere e spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” e cila gjithashtu përmendet në episodin e mësipërm. Nga biseda kuptohet gjithashtu që dikush që ka qenë i shtruar, i ka dhënë diçka Sheqerijes që sipas bindjes sonë ka qenë përfitim monetar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.