Kirurgia e njohur Lida Shosha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj vaksinimit të mjekëve, pasi sipas saj vaksinimi po bëhet selektiv.
Ajo kërkon që të nisë vaksinimi edhe për mjetë e spita;eve private, pasi edhe ata janë në frontin e parë të luftës ndaj koronavirusit.
Kirurgia shprehet se kanë qenë me mijëra qytetarë që kanë marë shërbime të urgjencave nga më madhoret, kirurgjikale e jo kirurgjikale, ndërsa shton se ministria po i ndan mejkët ca të nënës dhe ca të njërkës.
Postimi i plotë:
Po mjekët dhe stafi mjekësor i spitaleve private të Tiranës, kur do vaksinohen ?
Apo ne shesim domate. Jemi punonjes te shëndetësise, te licensuar konform regullave e ligjeve te shtetit shqiptar, si gjithë te tjerët. Paguajmë siguracionet, taksat, detyrimet , tatimet një më një, deri tek taksa per barin jeshil qe se shohim gjëkundi e cfarë u teket qeveritarëve.
Zonja ministre, ne kemi shërbyer nonstop, pa mbyll spitalet asnjë ditë, mes covidit, dhe kemi zgjidhur gjithcka kur pavionet tuaja ishin mbyll vec infektivit, QSUT u infektua, e mjekët i cove në shtëpi. Ngarkesa dërrmuese është në Tiranë , ku vijnë pacientët nga gjithë Shqipëria e Kosova.
Kur ju deshën spitalet, ju ofrua gjithcka, tani ca te nënës e ca te njerkës. Janë me mijëra qytetarë që kanë marë shërbime te urgjencave nga me madhoret kirurgjikale e jo kirurgjikale e deri ne konsultat ambulatore multidisiplinare.
Shyqyr qe na zuri dhe e kaluam,si unë si pjesa dërrmuese e stafit, se sinqerisht nga ju,presim vec foto me stetoskop ne dore, nga malet me dëborë. E zhgënjyer.



