Dy shpërthime të fuqishme në Ish-kombinatin Metalurgjik, në Elbasan
Dy shpërthime të fuqishme u dëgjuan rreth orës 20:00 në ambientet e ish- kombinatit Metalurgjik, në Elbasan.
“Panorama” mëson se shpërthimet, sipas banorëve të zonës industriale të ish-Metalurgjikut ishin të njëpasnjëshme dhe ndodhën në harkun e tri minutave.
Burime të besueshme bënë me dije se shpërthimet u lokalizuan në zonën ku ndodhen furrat e shkrirjes. Nga shpërthimet nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale dhe thyerje të xhamave të disa kompanive industriale.
Incidente të tilla në zonën industriale të ish-Metalurgjikut janë të shpeshta dhe mjaft herë edhe me pasoja. Në vendngjarje ka shkuar policia por ende nuk ka një njoftim zyrtar për incidentet e ndodhura.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


