E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U infektua me Covid në krye të detyrës, humb jetën mjeku i nderuar Nazmi Xhaferri
Publik News

U infektua me Covid në krye të detyrës, humb jetën mjeku i nderuar Nazmi Xhaferri

 

Një tjetër humbje e madhe për komunitetin, në radhët e bluzave të bardha. Ka ndërruar jetë mjeku i mirënjohur i spitalit të Gramshit, Nazmi Xhaferri.

Ai u infektua me koronavirus teksa ishte në krye të detyrës, por nuk mundi t’i mbijetojë virusit famëkeq. Lajmin e hidhur e bën me dije vetë spitali i Gramshit, ku thotë se Xhaferri u bë heroi i parë (me shpresën edhe i fundit) i personelit të Spitalit Gramsh.

Ikja e tij nga kjo botë la pas dhimbje dhe lot jo vetëm tek familjarët e të afërmit, por edhe tek një pjesë e mirë e komunitetit. Stafi i Newsbomb i shpreh familjes Xhaferri ngushëllimet e sinqerta.

Njoftimi i spitalit të Gramshit

Te nderuar qytetar!

Me hidherim te thelle njoftojme humbjen e jetes se nje prej punonjesve shembullor te Spitalit Gramsh, Z. Nazmi Xhaferri, si pasoje e infektimit me virusin COVID-19 ne krye te detyres.

I ndjeri u be heroi i pare ( me shpresen edhe i fundit) i personelit te Spitalit Gramsh, te cilet me vetmohim kane qe nga fillimi i kesaj lufte qe jane gadishmeri çdo dite perballe kesaj pandemie.

Familjaret, koleget dhe dashamiresit percjellin sot nje njeri me shume vlera dhe kontribut ne shoqerine tone duke mos i harruar sakrificat, punen dhe miresine qe ka percjell midis tyre.

Le te sherbeje kjo ndodhi si vepra e fundit e tij si punonjes i shendetesise duke ju drejtuar qytetareve qe te tregojne kujdesin e nevojshem per te shmangur infektimin nga COVID-19 pasi pasojat jane te paimagjinueshme.

Faleminderit per gjithçka!

U prefsh ne paqe!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.