Meta u bën thirrje qytetarëve të rinovojnë kartën e identitetit, PARALAJMËRON: Do të hapet një portal për zgjedhje, ja çfarë mund të denonconi aty
Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të verifikojnë se ku e kanë qendrën e votimit.
Po ashtu, Meta ka bërë thirrje edhe që të rinovojnë kartën e identitetit. Presidenti ka paralajmëruar se do të hapet një portal, ku qytetarët të informojnë për shqetësimet apo presionet që do u bëhen për zgjedhjet.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të verifikojnë që tani ku e kanë qendrën e votimit!
Nëse nuk i lënë apo u krijojnë probleme, do të hapet edhe një portal për qytetarët në Institucionin e Presidentit, që të informojnë për shqetësimet apo presionet që u bëhen për zgjedhjet”,- shkruan Meta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



