E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla u jep këshilla të rinjve në PS: Mbani marrëdhënie të mira me zgjedhësit
Publik News

Balla u jep këshilla të rinjve në PS: Mbani marrëdhënie të mira me zgjedhësit

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u ka dhënë një këshillë të rinjve dhe të rejave që janë përfshirë në platformën “deputeti që duam”.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se të parët janë qytetarët që japin besim, ndërsa shtoi se ata duhet të mbajnë marrëdhënien e mirë me zgjedhësit.

“Prej 2005-ës kam pasur nderin që të jem përfaqësues i një zone të caktuar të Shqipërisë, për të cilën ruaj mirënjohjeje. Këshilla që do t’ju jepja të rinjve dhe të rejave është që marrëdhënien me të mirë mbajeni me zgjedhësit. Janë ta që ju kanë mbështetur, ju vëzhgojnë. Herën e parë qytetarët të japin besim. Herën e dytë apo të tretë është radha juaj që t’ju jepni besim. Një ditë u përzgjodha unë të isha pjesë të kësaj partie, dhe sot iniciuam këtë proces”,- tha Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.