SHTRËNGOJI RRIPIN POPULLIT!
Kur opozita angazhohet të ulë çmimin e karburantit duke hequr taksën Rama 240 lek/litër, Rama kujdeset që ta rrisë më tej çmimin.
Sot u botua në Fletoren Zyrtare një vendim i 29 dhjetorit (pse 2 muaj i fshehur?) që u shton kompanive të naftës një barrë prej 10 milion eurosh në vit.
Do t’u paguajnë 10 milion euro në vit 3 kompanive të përzgjedhura për një shërbim të panevojshëm.
Konçesioni që ka dhënë qeveria zgjat 10 vjet dhe në total do të na kushtojë 100 milion euro.
Kostot e shtuara mbi kompanitë e naftës do ta rrisin çmimin.
Shqipëria është varfëruar dhe nuk ofron asnjë mundësi për të dalë nga varfëria për 99% të qytetarëve të saj.
Por për Ramën dhe Rilindjen ka gjithmonë mundësi për biznes.
Dhe të gjithë idetë e tyre të biznesit mund të përmblidhen në një kategori:
SHTRËNGOJI RRIPIN POPULLIT!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



