E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta bën homazhe për kompozitorin e shquar shqiptar, Agim Krajka
Publik News

Presidenti Meta bën homazhe për kompozitorin e shquar shqiptar, Agim Krajka

Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri sot homazhe për ndarjen nga jeta të kompozitorit të shquar shqiptar, Agim Krajka.

 

Kreu i Shtetit vendosi një kurorë me lule dhe u përul me respekt para trupit të pajetë duke u shprehur personalisht ngushëllimet e sinqerta familjes Krajka, të afërmve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve artistë të kompozitorit të paharruar.

Presidenti Meta vuri në dukje se ndarja nga jeta e njërit prej personaliteteve të muzikës së lehtë dhe popullore shqiptare, këtij mjeshtri të jashtëzakonshëm dhe virtuoz, me një kontribut të vyer përgjatë dekadave në transmetimin e vlerave më të spikatura shpirtërore të kulturës sonë te brezat e rinj, e ka lënë thellësisht të pikëlluar, dhe se kjo është një humbje e jashtëzakonshme jo vetëm për kulturën tonë, por edhe për të gjithë komunitetin kombëtar të artistëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.