E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenca i nxjerr FOTON Ramës, dhe kërcënon: Mos guxo të votosh… e di mirë se çfarë të pret!
Publik News

Presidenca i nxjerr FOTON Ramës, dhe kërcënon: Mos guxo të votosh… e di mirë se çfarë të pret!

Presidenca i përgjigjet ashpër kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit prezantoi paraditen e sotme programin për Drejtësinë. Zëdhënësi i Metës Tedi Blushi, paralajmëron Ramën “të shtrëngojë fort poturet”.

“Shihni çfarë degradimi: Ramaforma gati për mandatin e tretë! Ha ha ha! O shakaxhi i integrimit, nëse do kesh fatin të zgjidhesh deputet më 25 prill, me Presidentin Meta do takohesh sy më sy në Parlamentin e ri.

Si më 22 korrik 2016 kur ti nuk erdhe në ballafaqim por e votove Reformën në Drejtësi me bisht ndër shalë. Ky ballafaqim është i pashmangshëm! Kurrë nuk do kesh shpëtim! Madje do ftohen të gjithë partnerët tanë, që ti i përgojon dhe i diskrediton aq shumë”, shkruan Blushi.

Zëdhënësi i Metës paralajmëron kryeministrin Rama “se e di mirë se çfarë e pret”.

“Ti vazhdon të bësh ligje antikushtetuese me shpresën për ta vrarë totalisht besimin tek Drejtësia, që ti ke kapur.

Kjo i rëndon edhe më shumë rekordet e tua të zeza, por nuk e ndryshon dot fatin tënd të paracaktuar, që nuk mund të jetë fati i Shqipërisë dhe i shqiptarëve të ndershëm, pa dallime partiake.Deri në mbledhjen e Parlamentit të ri, që do të dalë nga referendumi i 25 prillit, jepi zemër Ansamblit “Babëzia” dhe shtrëngo fort poturet e gjëra!

Dhe një paralajmërim: Mos guxo të votosh koncensionin e aeroportit! Ti e di mirë se çfarë të pret dhe nuk mund të thuash, që s’je paralajmëruar më herët për këtë”, përmbyll Blushi dhe ndan foton e mëposhtme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.