E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas kandidimit  të Çomos  largohet  Tritan  Kalo nga Komiteti Teknik
Publik News

Pas kandidimit të Çomos largohet Tritan Kalo nga Komiteti Teknik

 

brataj najada dhe kalo

Në intervistën në rubrikën “Opinion” në “News 24” Brataj tha ky është vetëm një organ këshillues duke shtuar se kryeministri Edi Rama ka qenë vetëm dy herë në mbledhjet e Komitetit.

“Zgjedhje personale, por ai kishte shpjeguar disa arsye te statusi i vet, që nga presioni i jashtëm, i brendshëm. Më vjen keq për një profesionist, bashkëpunoja shumë me të dhe do të bashkëpunoj, por besoj është zgjedhje personale”, tha Brataj duke iu referuar largimit të Tritan Kalos.

Sa i takon ndikimit të qeverisë në Komitetin Teknik, Brataj u shpreh se kryeministri Rama ka qenë vetëm dy herë i pranishëm në mbledhjet e këtij organi.

“Ne në mbledhjet e Komitetit dy herë ka qenë prezenca e kryeministrit online, edhe ministren e kemi parë shumë pak, sepse komiteti mblidhet me zëvendësministren. Nëse ne japim 30 këshillime dhe merren për bazë 20, është puna e tyre. Askush s’ka detyruar, as mua dhe as Prof. Kalon, asnjë detyrim, asnjë imponim. Është një organ këshillues, përveç telasheve për çfarë do kemi interes, që të them që mezi pres të bëhem anëtar i Komitetit! Për më tepër kemi rastisur në një kohë zgjedhjesh që ka presione. E keqja është se ka profesionistë mjekë, që janë rreshtuar në politikë, por të mos bëjnë skanerin e mushkërive dhe t’ia japin partisë ta shohë”, u shpreh ai.

Shefi i Urgjencës komentoi edhe përfshirjen e Najada Çomos në listat e kandidatëve për deputetë të PS-së, duke u shprehur pro përfshirjes së mjekëve në politikë.

“Politikan i zoti është ai që gjen profesionistin e zot dhe e shfrytëzon. Përse mjekët duhet të rrinë mënjanë? Edhe prof. Najada është një nga shtyllat e sistemit shëndetësor, dhe nuk besoj se do ta abandonojë shërbimin. Fushata 2 muaj është. Në ekipin e prof. Najadës ka profesionistë që nuk besoj se kanë gjë mangut”, shtoi ai.

Brataj u shpreh se personalisht nuk i është bërë një ftesë për përfshirje aktive në politike, por shtoi se nëse i bëhet “do ta vlerësojë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.