LULJETA BOZO, përzgjidhet nga EDI RAMA për deputete
Inxhinierja Luljeta Bozo është ftuar nga kryeministri Edi Rama për të qenë pjesë e listës së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti.
Burime nga selia rozë thonë se oferta e Ramës ndaj inxhinieres është bërë për shkak të performancës dhe imazhit të treguar prej saj, sidomos pas rënies së dy tërmeteve të njëpasnjëshme në shtator dhe nëntor të 2019.
Luljeta Bozo, me qetësinë e saj dhe argumentat e forta dha qetësi dhe siguri për shqiptarët e tronditur.
Vetë inxhinierja Bozo e ka pranuar kandidimin ne emër të Partisë Socialiste.
Këto janë ditët e fundit që lideri socialist është duke punuar me krerët e qarqeve për përcaktimin e listës përfundimtare që do të dorëzohet në KQZ pas 3 ditësh, në datën 8 mars.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



