Kamioni përplas qytetarin që po ecte me biçikletë në autostradën Durrës Tiranë.
I plagosuri është dërguar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve, por nuk ka ende të dhëna për gjendjen e tij.
Ndërkohë policia ka bërë të mundur shoqërimin në komisariat të autorit të aksidentit.
Informacion paraprak
Më datë 05.03.2021, në orën 21:20, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi F. T., duke drejtuar mjetin tip “Volvo”, kamion, ka aksidentuar biçiklistin, një shtetas ende të paidentifikuar rreth 65 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit shtetasi F. T., është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



