Palmer bën sërish apel: Urgjente nisja e dialogut dhe marrëveshja Kosovë-Serbi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës insistojnë që Prishtinës dhe Beogradit të ulen sa më shpejtë në tryezën e dialogut për të vijuar bisedimet ne funksion te normalizimit te marrëdhënieve.
I dërguari posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthe Palmer, tha se Uashingtoni e konsideron një çështje urgjente vijimin e procesit për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Nuk besoj se kemi një afat se kur duhet të arrihet marrëveshja, por SHBA e konsiderojnë një çështje urgjente. Koha nuk është në anën tonë. Sa më gjatë të presim, aq më e vështirë do të jetë, sfidat do të jenë më të komplikuara” tha Palmer.
Palmer komentoi deklaratat e Albin Kurtit duke thënë se Shtetet e Bashkuara mbështesin prioritetet për luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit, por sipas tij dialogu është i pashmangshëm.
“Kam dëgjuar përparësitë që Z. Kurti vuri në dukje; transparenca, qeverisja e mirë, lufta kundër korrupsionit, rregullimi i situatës në Kosovë. Këto janë përparësitë tona, ne duam që e gjithë kjo të ndodhë në Kosovë. Kosova mund të marrë pjesë në këtë dialog në një mënyrë konstruktive duke u marrë me reformat e brendshme. Unë nuk shoh ndonjë kontradiktë midis këtyre përparësive.” tha ai ndër të tjera.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



