E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuvendi rrëzon dekretin e Presidentit Meta për zgjatjen e koncesionit të aeroportit të Rinasit
Publik News

Kuvendi rrëzon dekretin e Presidentit Meta për zgjatjen e koncesionit të aeroportit të Rinasit

Kuvendi ka rrezuar me 84 vota pro, dekretin e Presidentit Ilir Meta, për zgjatjen e afatit të koncesionit të Rinasit.

kuvendi

 

 

Rrëzimi i dekretit u paralajmërua nga Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila në fjalen e saj në parlament tha se pretendimet e kreut të shtetit lidhur me kohën e negocimit nuk qëndrojnë, ndërsa hodhi poshtë po ashtu akuzat për ndryshim të aksionerit.

“Ndryshimi i aksionerëve nuk përbën ndryshimin e shoqërisë. Shteti përmes këtij rinegocimi ka arritur të imponohet te koncesionari për shtimin e investimeve deri në 99 milionë euro, që do të konsistojnë si në rritjen e cilësisë së shërbimeve, si në rritjen e kategorisë nga 4C në 4E, me zgjatimin e pistës dhe përmbushjen e kushteve të sigurisë”, tha Balluku.

LGJI U KTHYE NE PARLAMENT NGA PRESIDENTI

 

Pak ditë më parë, Kreu i Shtetit, Ilir  Meta ktheu në Kuvend zgjatjen e koncesionit për Rinasin.

Në argumentet e tij, Presidenti  tha se marrëveshja që zgjat këtë afat është antikushtetues dhe ka nivelin më të lartë të korrupsionit legjislativ.

“Ky ligj dhe marrëveshja shtesë koncesionare ka nivelin më të lartë të antikushtetuesmërisë, por edhe të korrupsionit legjislativ në qeverinë dhe në kuvendin tonë një partiak. Shtesa arbitrare është kryer në kundërshtim me rregullat.  Kjo kontratë shtesë koncesionare është mbajtur larg syrit të publikut. Në faqen zyrtare të Kuvendit nuk është bërë ende publike. Arsyeja është e thjeshtë fshehja nga sytë e publikut të kësaj procedure krejtësisht antikushtetuese, skandaloze dhe ligjore”, tha ndër të tjerat Presidenti Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.