“Do ofrojë shërbime cilësore për 35,000 drejtues mjetesh”, Rama publikon pamje nga godina e re e Shërbimit të Transportit Rrugor në Berat
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka postuar një video nga puna që po bëhet për ndërtimin e godinës së re të Shërbimit të Transportit Rrugor në Berat.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se godina e re do të mundësojë kushte dinjitoze pune dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për 35,000 drejtues mjetesh.
“MIRËMËNGJES dhe me punën që vijon me ritme të larta për ndërtimin e godinës së re të Shërbimit të Transportit Rrugor në Berat, që do të mundësojë kushte dinjitoze pune dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për 35,000 drejtues mjetesh, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



