Lindi foshnjën e intubuar, ndërron jetë 22 vjeçarja
Ka humbur jetën pas tre javësh në intubim 22 vjeçarja me Covid-19. Burimet bëjnë me dije se Sidorela Koça, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore ka lindur me operacion foshnjën e saj, në momentin që ajo ka qenë e intubuar.
Ndër të tjera mësohet se e reja nuk ja ka dalë në betejën e saj me Covid dhe ka ndërruar jetë në spitalin Covid 2.
22-vjeçarja ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme në “Sanatorium” teksa kishte rreth tre javë e intubuar për shkak të koronavirusit. Disa ditë më parë, pasi kishte shkuar atje shtatë muajshe shtatëzënë, mjekët vlerësuan situatën dhe ndërhynë për të hequr foshnjen sepse e reja ndodhej në rrezik serioz për jetën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



