E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Petrit Vasili publikon fotot: Spitali i Fierit si stallë bagëtish
Publik News

Petrit Vasili publikon fotot: Spitali i Fierit si stallë bagëtish

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se spitali rajonal i Fierit u katandis si një stallë bagëtish.  Në një postim në Facebook, duke publikuar edhe disa foto si ishte projekti dhe si u bë, Petrit Vasili thotë se Rama mashtroi me këtë spital.

spitali i fierit

Sipas tij, nga një spital me 427 shtretër do të ketë vetëm 150.

 

 

“Mashtrimi i turpshëm i Rames me Spitalin e ri te Fierit!.

Spitali i ri i Fierit ishte projektuar te ishte se paku një Spital normal.

Por u katandis në një spital fushor lufte, si një stallë bagëtish me vetëm 150 shtretër nga 427  shtretër, qe ka aktualisht.

Edi Rama shkel mbi shëndetësinë, që të mashtrojë e të bëjë fushatë dhe degradon çdo gjë.

Fotot flasin vete shumë qartë dhe askush nuk mbyll dot sytë përpara tyre”, shkruan Vasili.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.