E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha takon peshkatarët në Vlorë: Ja mbështetja që do t’i ofrojmë sapo të vijmë në pushtet
Publik News

Basha takon peshkatarët në Vlorë: Ja mbështetja që do t’i ofrojmë sapo të vijmë në pushtet

Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Vlorë zhvilloi edhe një takim me peshkatarët. Basha i prezantoi planin e PD, që sipas tij do t’u vijë në ndihmë.

basha me peshkataret

Basha deklaroi se Shqipëria ka mundësi të arta për ta kthyer peshkimin në një mundësi të mirë.

Po ashtu, kryedemokrati mori garancinë e peshkatarëve, të cilët i thanë se në 25 prill nuk do të dalin në det pa hedhur votën për ndryshim.

“Para pak minutash kam përfunduar një udhëtim të shkurtër me një nga peshkarexhat, ku kemi diskutuar problemet më të mëdha që kanë. Pa diskutim që jeta e peshkatarit është e vështirë kudo, por nuk ka vend si ky i yni ku peshkatarit nuk i jepet një dorë dhe nuk ndihmohet, por  përkundrazi gjobitet dhe taksohet. Shikoji këtë port që  ka mbetur si në mesjetë. Ndërkohë që çmimet e rrjetave dhe mjeteve të punë si këpusin në mes.

Në planin tonë ne kemi angazhime të qarta për tu ardhur në ndihmë peshkatarëve shqiptarë. Së pari me subvencionimin 100% të rrjetave, ndërtimin e një tregu të peshkut kudo në qytetet bregdetare, në mënyrë që prodhimi i tyre të mos prishet dhe të mos shkojë kot.

Shqipëria ka mundësi të arta për ta kthyer peshkimin në një mundësi të mirë. Greqia ia doli të dalë nga kriza përmes turizmit dhe peshkimit. Në financimin e infrastrukturës së mirëmbajtjes.

Në grante për të përmirësuar flotën e peshkimit dhe për tu mundësia peshkatarëve që misionin e tyre të kryejnë me qeverinë. Qeveria pas 25 prillit do të angazhohet fuqishëm në këto drejtime. Dua ti falënderoj për këtë mikpritje. 25 prilli do të jetë ditë ndryshimi. Siç më dhanë fjalën më 25 prill nuk do të dalin në det pa hedhur votën e tyre për ndryshim bashkë me gjithë shqiptarët”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.