Vrau bashkëshorten shtatzënë, gjendet i pajetë në fushën e grumbullimit të plehrave 29-vjeçari
29-vjeçari është gjetur në një fushë të grumbullimit të plehrave. Ndërkohë mbërmjen e djeshme, ai qelloi 31 herë me thikë gruan e tij Irvana Medinaj.
“Sot rreth orës 10:20, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, është gjetur pa shënja jete shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në lagjen “Sheq i madh”, Fier, i cili ishte në kërkim nga Policia pasi pasditën e djeshme ka vrarë me mjet prerës(thikë), bashkëshorten e tij. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar”, thotë policia.
DESHMIA
Të pyetur nga mediat a kishte ndonjë shetësim i riu, familjarët deklaruan sot:
“Jo jo jo, ata ishin familje e mirë, të rregullt, nuk flasim dot për atë punë, se çfarë ndodhi ata e dinë vet, e di djali, as prindërit e tij nuk e dinë. Se ata kishin ca bagëti, pulari punonin të dy cunat që kishte ai. Vajza më e urtë, di që nuk kanë pasur probleme familjare. Lajmin e morëm vesh në mënyra private dhe nga televizionet, për femijet këto gjëra do shikohen më pas”.
SI NDODHI NGJARJA
Uniformat blu bënë të ditur se kanë qenë familjarët ata që kanë njoftuar fillimisht ambulancën e më pas Policinë për ngjarjen. Por ndërkohë, autori i dyshuar ka mundur të largohej nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, Policia tha se i riu e ka qëlluar bashkëshorten me mjet prerës (thikë) çka ka sjellë vdekjen e menjëhershme të saj.
“Sot (dje) rreth orës 17:20, në lagjen ‘Sheq i Madh’, në banesë, shtetasi D. M., 29 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë(thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., e cila ka ndërruar jetë. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit, i cili është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia pas ngjarjes.
Ndërkohë, bazuar në dëshmitë e të afërmve, çifti i bashkëshortëve nuk kanë pasur probleme të tjera me njëri-tjetrin. Ditën e djeshme, ata kanë qenë duke biseduar me njëri-tjetrin, ndërsa një moment biseda ka agravuar në tone të ashpra, çka ka çuar më pas në goditjen fatale. Burri ka marrë thikën e kuzhinës dhe e ka qëlluar 28-vjeçaren, e cila ka humbur më pas edhe jetën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



